
Ngjarje
- E enjte, 27. October 2022 8:00 md – 9:00 md Save in my calendar
ACTUS, për Vjosën
Korçë
Fondacioni Heinrich Böll, Zyra Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë “ACTUS për Vjosën”, një shfaqje kërcimi bashkëkohor nga was bleibt kollektiv | Gentian Doda. Dhjetë artistë nga e gjithë bota, të vendosur tashmë në Tiranë, po punojnë së bashku me koreografin e mirënjohur për të krijuar një vepër tejet të veçantë, një homazh për mrekullinë e paprekur të Evropës: lumin e Vjosës.
Koreografia e Dodës shpalos një rrëfim të heshtur që mbërrin tek të gjithë: ata të cilët vlerësojnë artin, por edhe ata të cilët zgjedhin të mbajnë një qëndrim mbi mjedisin dhe ruajtjen e Vjosës.
Frymëzohu. Përfshihu. Na ndiq.
27 tetor, 8:00, Korçë, Teatri 'Andon Zako Çajupi'
Ky projekt është komisionuar dhe bashkëprodhuar nga Fondacioni Heinrich Böll, Zyra Tiranë, dhe është mbështetur nga Riverwatch, EuroNatur, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, EcoAlbania dhe Ambasada Gjermane Tiranë.
- Address
-
➽ See event description
- Gjuha
- Albanian