Roli transformues i lëvizjeve të reja shoqërore në Shqipëri. Creator: hbs Tirana. All rights reserved.

Flisni

E mërkurë, 17. November 2021 6:00 md – 8:00 md Save in my calendar

Flisni

Power is everywhere!

Roli transformues i lëvizjeve të reja shoqërore në Shqipëri

Me zyrën e tij të re në Tiranë, të hapur në tetor, fondacioni Heinrich Böll ndjek tashmë drejtpërsëdrejti në terren zhvillimet politike e sociale në Shqipëri. Lëvizjet dhe aktorët e rinj shoqërorë kanë një rol gjithnjë e më transformues në një mjedis me dinamikë sociale në zhvillim. Në këtë mbrëmje, Fondacioni Heinrich Böll do të prezantojë disa nga aktorët dhe aktivistët e lëvizjeve të reja shoqërore: 

Prej dhjetë vjetësh, aktivistë nga Aleanca në Shqipëri kanë mbrojtur të drejtat e komunitetit LGBTIQ+, duke siguruar praninë dhe njohjen e tyre, duke luftuar diskriminimin dhe ofruar mbrojtje e mbështetje për personat LGBTIQ+ në nevojë. Një grup gazetarësh të rinj themeluan median e pavarur online Citizens Channel, i cili raporton lajme lokale dhe lëvizjet protestuese, në një kohë kur liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë nën një presion në rritje në mbarë botën. Organizatat lokale mjedisore kanë krijuar marrëdhënie afatgjata dhe të ngushta me aktorë ndërkombëtarë dhe kanë nisur tashmë fushata aktive për të mbrojtur Vjosën, lumin e egër. Nisma TekBunkeri synon të nxisë risitë sociale të orientuara nga nevojat e komunitetit dhe është duke ngritur një qendër të re kulturore pikërisht për këtë qëllim.  Gjithashtu, në skenën e artit dhe kulturës po zhvillohen formate alternative, siç mund të përmendim wasbleibtkollektiv e krijuar rishtazi.

Këta agjentë të rinj, aspirantë të ndryshimit, me dinamizmin e tyre, po kontribuojnë në zhvillimin e një kulture politike të qëndrueshme, më gjithëpërfshirëse dhe, me idetë e tyre të reja e përparimtare,  vendosin në pah deficitet dhe pamjaftueshmëritë e jetës së përditshme politike. Në këtë mbrëmje, do të diskutojmë me aktorët dhe aktivistët praktikat vendase, mundësitë demokratike dhe betejat aktuale. Si mund të mbështesë shoqëria civile shqiptare vrullin në rritje të dinamikave sociale të bazës, të krijojë hapësira për më shumë pjesëmarrje qytetare dhe të jetë më ndërsektoriale në praktikat e saj?

Me

  • Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat LGBT dhe drejtoreshë ekzekutive e Aleanca LGBT, Tiranë.
  • Lorin Kadiu, gazetar dhe drejtor ekzekutiv i Citizens Channel, Tiranë.
  • Ivo Krug, aktivist dhe bashkëthemelues i Tek Bunkeri , Tiranë.
  • Rosella Pellicciotti, interpretuese dhe producente e was bleibt kollektiv, Tiranë.
  • Aleksandër Trajçe, studiues dhe drejtor ekzekutiv i PPNEA-s, Tiranë.
  • Moderimi nga Anja Troelenberg, koordinatore programesh për demokracinë, Fondacioni Heinrich Böll, Tiranë.
  • Welcome: Dr. Ellen Ueberschär, Bordi i Drejtoreve Heinrich-Böll-Stiftung Berlin & Dr. Gökhan Tuncer, Drejtor i Zyrës së Tiranës, Heinrich-Böll-Stiftung

Aktiviteti do të mbahet në gjuhën angleze dhe do të ofrohet interpretim simultan në shqip dhe gjermanisht.

Për çdo informacion, mund të kontaktoni:

Katja Giebel, Departamenti për Evropën Lindore dhe Juglindore, Fondacioni Heinrich Böll, Berlin, E. giebel@boell.de T.: 49(0) 30 / 285 34 -388

 


Note: The technical requirements for  the digital participating in the event are a computer, tablet or smartphone with a speaker. Online events will be held using the Zoom software, which will provide a link for participating. The event will be recorded. On first using Zoom, this access link will initiate the download of the client software ("Zoom-launcher.exe"). This software must be executed or installed (recommended) on your computer. Otherwise you cannot use the translation function! If you prefer not to download it, please click on the link "join via browser". Note: This option is only available for Google Chrome and Microsoft Edge and does not contain different language channels. Please join the event a few minutes before its start time. After registering for an event, our privacy policy applies. The Heinrich-Böll-Stiftung is not liable for the Zoom software. The Zoom privacy policy is available here.

Address
➽ See event description
Organizer
Heinrich-Böll-Stiftung Tirana - Albanien
Gjuha
Albanian
German
English
Livestream
video Watch livestream