Creator: HBS. All rights reserved.

Simpoziumi

E enjte, 01. December 2022 – E premte, 02. December 2022 Save in my calendar

Simpoziumi

Politika e Jashtme e Vendeve të Ballkanit nga Perspektiva e Shteteve të Vogla

Fondacioni Heinrich Böll, zyra në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë “Politika e jashtme e vendeve të Ballkanit nga perspektiva e shteteve të vogla”, një workshop akademik evropian që shënon fillimin e një diskutimi gjithëpërfshirës në lidhje me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit në shtetet e vogla të Ballkanit Perëndimor. 

Qëllimi i këtij workshop-i nuk është të trajtojë në mënyrë sipërfaqësore tensionet politike në Ballkan, por të krijojë një hapësirë ​​intelektualisht stimuluese dhe të inkurajojë akademikët dhe ekspertët që të hedhin një vështrim më të thellë në dinamikat e politikave së jashtme të shteteve të vogla. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji i organizuar nga zyra jonë, është krijuar për të mbështetur bashkëpunimin dhe lidhjen e studiuesve kryesorë të fushës së shteteve të vogla në të gjithë Evropën dhe studiuesve shqiptarë dhe për të krijuar një kuadër për bashkëpunimet e ardhshme kërkimore në nivel evropian.

Gjatë këtij workshop-i, dy fokuset kryesore tematike do të jenë përkatësisht Shtetet e Vogla dhe Politika e tyre e Jashtme, dhe më pas fokusi do të zhvendoset drejt rasteve individuale nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë të ftuarit në këtë aktivitet janë akademikë dhe studiues, projektet dhe fushat e ekspertizës së të cilëve kanë të bëjnë me temën e politikës së jashtme të shteteve të vogla dhe politikat e Bashkimit Evropian/Ballkanit Perëndimor.

Ne besojmë në fuqinë e kërkimit për të ndihmuar në ndërtimin e shoqërive më të informuara dhe demokratike, prandaj shpresojmë që rekomandimet e propozuara dhe të diskutuara në këtë workshop të arrijnë disa nga aktorët kryesorë në sferën politike shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor.

 

Vendndodhja:

Destil Creative Hub

Tiranë, Shqipëri


 

Address
➽ See event description
Organizer
Heinrich-Böll-Stiftung Tirana - Albanien
Gjuha
English
Të bashkangjitur
Agjenda e eventit