
Panel diskutimi
- E mërkurë, 12. February 2025 10:00 pd – 12:00 md Save in my calendar
Tryezë Diskutimi "Potenciali i Komuniteteve Energjitike në Shqipëri"
Ky aktivitet synon të nxisë një debat mbi trendet e energjisë së rinovueshme dhe rolin e komuniteteve energjitike në Shqipëri. Me nevojën në rritje për një sistem energjetik më të decentralizuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, komunitetet energjitike ofrojnë një mundësi për të fuqizuar qytetarët në tranzicionin e gjelbër.
Diskutimi do të trajtojë mundësitë dhe sfidat e krijimit të këtyre komuniteteve energjitike në vend, duke përfshirë barrierat rregullatore, mekanizmat e financimit dhe angazhimin e qytetarëve.
Ftesa është e hapur për studentë, ekspertë të fushës, shoqërinë civile, akademikë dhe të gjithë të interesuarit.
Destil Creative Hub
Aktiviteti do të mbahet në gjuhën shqipe.
Ky aktivitet organizohet nga Deutsche Bundesstiftung Umwelt në bashkëpunim me Heinrich Böll Stiftung Tirana.
- Zonë kohore
- GMT+1
- Address
- Destil Creative Hub
- Gjuha
- Albanian